Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 20 mijë anestezione në QKUK vitin e kaluar me vetëm 44 anesteziologë – Intervistë me drejtorin e Klinikës së Anesteziologjisë, Dr. Gazmend Spahiu

Lajme 11/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Anesteziologjisë, njëra nga klinikat më të mëdha në QKUK, po përballet me ngarkesë të lartë pune për shkak të rritjes së kërkesave për shërbime anesteziologjike, ndërkohë që numri i anesteziologëve është i ulët.

Drejtori i klinikës, Dr. Gazmend Spahiu, bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar janë kryer mbi 20 mijë anestezione, një shifër që po rritet vazhdimisht që nga viti 2021, shkruan Gazeta Shneta.

“Siç e dini, gjatë pandemisë kemi pasur një rënie të madhe të numrit të anestezioneve, mirëpo prej vitit 2021 kemi vetëm rritje. Vitin e kaluar kemi kryer mbi 20 mijë anestezione, që është një punë shumë e madhe me kapacitetet që i kemi”, tha Dr. Spahiu.

Ai theksoi se aktualisht në klinikë janë vetëm 44 anesteziologë aktivë, ndërsa në vitin 2019 kanë qenë 64.

“Kemi pasur largime të stafit që nga viti 2020, përfshirë edhe pensionime. Me këtë numër kaq të vogël dhe me rritjen e vazhdueshme të kërkesës, është një punë shumë e madhe. Falë përkushtimit të kolegëve, po arrijmë të mbulojmë nevojat”, shtoi ai.

Sipas Dr. Spahiut, mungesa e stafit është sfida më e madhe aktualisht. 

“Ka shumë klinika që kërkojnë asistencë nga ne, ndaj duhet të organizohemi mirë për t’u ofruar shërbime sa më shumë pacientëve”, theksoi ai.

Sa i përket pajisjeve dhe barnave, Dr. Spahiu tha se klinika është e pajisur mirë. 

“Që nga viti 2020 kemi siguruar pajisjet që i kemi kërkuar, dhe sa i përket listës esenciale të barnave, rrallë kemi pasur mungesa”, u shpreh ai. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDieta ushqyese me bazë bimore, një mbrojtje potenciale kundër diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës
Artikulli i rradhës Franca do të shtyjë përpara ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.