Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë ditës së djeshme janë kryer mbi 3 mijë analiza laboratorike për rreth 288 pacientë.
Përveç analizave laboratorike, spitali ka bërë të ditur se dje janë kryer edhe 16 operime të suksesshme, 368 vizita specialistike, si dhe 41 pranime të reja.
Aktualisht në këtë institucion janë të shtrirë 219 pacientë, transmeton Gazeta Shneta.
Në repartin e gjinekologjisë kanë ndodhur 4 lindje, të gjitha me fëmijë të gjinisë mashkullore.
Po ashtu, gjatë ditës janë kryer 25 dializa dhe dhjetëra shërbime të tjera diagnostike, përfshirë 79 rëntgena, 50 ultrazëra, 22 CT, 9 MRI dhe 10 mamografi./Gazeta Shneta/




