Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Receta sociale: Si natyra, arti dhe komuniteti po ndryshojnë shëndetin në Angli

Lajme 03/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se një milion pacientë në Angli çdo vit referohen nga mjekët e tyre drejt aktiviteteve jo-mjekësore – si grupe kopshtarie, klube muzike, mbështetje për strehim ose sporte komunitare – për të përmirësuar mirëqenien e tyre.

Kjo qasje, e njohur si recetë sociale, synon të ndihmojë njerëzit që përballen me probleme shoqërore që ndikojnë drejtpërdrejt shëndetin: vetmi, humbje, vështirësi financiare, punësim ose strehim.

Pacientët lidhen me të ashtuquajturit “link workers”, profesionistë që ndihmojnë në krijimin e planeve individuale për të kapërcyer barrierat. Për shembull, një person i izoluar shoqërisht mund të rekomandohet të kalojë kohë në natyrë me të tjerë, shkruan Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Kjo metodë, e promovuar prej kohësh si një mënyrë për të ulur kostot shëndetësore dhe për të lehtësuar ngarkesën e sistemit, u bë prioritet i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) në vitin 2019. Synimi fillestar ishte 900,000 referime deri në vitin 2024, por studimi i ri, botuar në “The Lancet Public Health”, tregon se shifra është tejkaluar ndjeshëm: nga 2019 deri në 2023, mbi 5.5 milionë referime janë bërë nëpërmjet 9.4 milionë vizitave mjekësore.

Aktualisht, në Angli punojnë mbi 3,300 link workers, të cilët konsiderohen thelbësorë për suksesin e programit.

Sipas Charlotte Osborn-Forde nga ‘National Academy for Social Prescribing’, ata ndihmojnë njerëzit të përballen me probleme komplekse që ndikojnë në shëndet, nga stresi për borxhet te depresioni pas humbjes së një të afërmi.

Megjithatë, studimi thekson se ekzistojnë ende pabarazi socio-demografike në akses, sidomos për komunitetet minoritare dhe zonat më të varfra.

Modele të ngjashme janë duke u testuar në mbi 30 vende, përfshirë BE-në, ku kërkimi po shqyrton efektet te refugjatët, të moshuarit e vetmuar dhe komuniteti LGBTQ. /Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakShembet shkolla islamike në Indonezi, vazhdojnë kërkimet për 60 nxënës të bllokuar
Artikulli i rradhës Mbi 3 mijë analiza laboratorike në një ditë në Spitalin e Pejës

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.