Aktualisht, në vendin tonë ndodhen 328 raste aktive me Covid.
Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga Minsitria e Shëndetësisë (MSh).
Sipas këtij raporti, brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 raste të reja dhe zero raste të vdekjes.
Në anën tjetër, 27 qytetarë janë shëruar nga Covid.
Gjatë kësaj periudhe janë administruar 31 doza të vaksinës, kurse deri më tani janë dhënë 102,338 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid. /Gazeta Shneta/