Moti në këtë javë pritet të jetë i ndryshueshëm. Fillimi i kësaj jave pritet të jetë me reshje shiu, ndërsa pjesa e dytë e javës do të shoqërohet kryesisht me rreze dielli.
Temperaturat minimale priten të jenë 10C e 13C, kurse maksimalet priten të arrijnë të martën deri në 28C, kurse të mërkuren e të enjten zbresin deri në 17C e 18C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“16.05 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.
17.05 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
18.05 – Freskët, paradite me reshje të dobëta shiu. Ditën vransirat fillojnë të shpërndahen.
19.05 – Në mëngjes ftohtë. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell, por mbetet më freskët.
20.05 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën e kryesisht me diell dhe stabil.”, thuhet në njoftimin e fundit. /Gazeta Shneta/