34.208 raste aktive janë shënuar në Kosovë ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715, shkruan Gazeta Shneta.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës.
Kurse sipas të dhënave deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Gazeta Shneta/