Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 4 mijë mjekë gjermanë kanë mbajtur grevë dhe protestë për kushtet e punës

Lajme 01/04/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mbi katër mijë mjekë janë mbledhur dje në Frankfurt në një protestë ku kanë kërkuar kushte më të mira të punës.

Asociacioni i mjekëve gjerman ‘Marbuger Bund’ gjatë ditës së djeshme ka organizuar një grevë dhe protestë ku është bërë thirrje për kushte më të mira të punës, shkruajnë mediat gjermane, transmeton Gazeta Shneta.

Sipas asociacionit ‘Marburger’, greva është respektuar në shumicën e spitaleve bashkiake në tërë Gjermaninë dhe ky ishte vetëm një paralajmërim për qeverinë e vendit.

“Greva është respektuar në disa qindra klinika dhe rreth katër mijë mjekë iu bashkuan tubimit qendror në Romerberg në Frankfurt”, thuhet në njoftimin e asociacionit.

Kryetarja e ‘Marburger’ dr. Susanne Johna, ka kritikuar institucionet për refuzimin e tyre për negociata. “Ata që i cilësojnë kërkesat për kushte më të mira pune si ‘jo reale’ dhe ‘të ekzagjëruara’, janë duke shpërfillur mbingarkesën e lartë të mjekëve në punë dhe po i përbuzin mjekët”, ka deklaruar Johna.

Edhe kryetari i dytë i asociacionit Andreas Botzlar, ka paralajmëruar se durimit të mjekëve po i vije fundi.

“Mjekët kanë punuar në maksimum që nga fillimi i pandemisë Covid-19 dhe meritojnë më shumë respekt”, ka thënë ai.

Mbi 400 klinika në Gjermani kanë pezulluar punën e tyre dhe operacionet e planifikuara, duke përjashtuar urgjencat. Mjekët në Gjermani po luftojnë për përmirësimin e kushteve dhe orëve të punës, të cilat sipas tyre janë përkeqësuar gjatë gjithë pandemisë.

Sipas sindikalistëve, kjo situatë ka detyruar shumë mjekë të lënë punën në klinika dhe të hapin ordinanca të tyre private, ose të punojnë si punonjës në ndonjë qendër të kujdesit mjekësor.

Sipas asociacionit Marburger, shumë mjekë po zgjedhin kontrata me “80 për qind”, të cilat iu mundësojnë që të punojnë më pak orë dhe të bëjnë jetë më të qetë pas pandemisë.

“Kjo do të thotë që kolegët po heqin dorë nga një pjesë e pagës së tyre, në mënyrë që t’u garantohet të paktën një ditë pushimi në javë”, ka thënë Johna.

Asociacioni ka kërkuar që rritja e pagës për mjekët të jetë 5.5 për qind gjatë këtij viti, si dhe kufizime në numrin e rasteve kur një mjek mund të jetë në “gatishmëri” derisa nuk është në detyrë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakBislimi: Mjekët ikin edhe nga Gjermania, projektligji i pagave nuk ua rrit rrogën mjekëve 6 mijë euro
Artikulli i rradhës Izet Sadiku: Shtohet mbi 70 për qind numri i vizitave shtëpiake për qytetarët me sëmundje kronike

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.