Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës Izet Sadiku, ka thënë se në muajt e parë të këtij viti është shtuar mbi 70 për qind numri i vizitave shtëpiake për qytetarët me sëmundje kronike.
Sadiku ka thënë se në vitin 2021 janë kryer 449 vizita, derisa në dy muajt e parë të vitit 2022 janë realizuar gjithsej 465 vizita shtëpiake.
Postimi i plotë i Sadikut:
Është shtuar mbi 70% numri i vizitave shtëpiake për pacientët me sëmundje kronike
Sot vizitova shërbimin e sëmundjeve kronike ku diskutuam për punën që po bëjmë bashkërisht dhe me këtë rast iu falenderova personelit shëndetësor për angazhimet dhe për ofrimin e ndihmës për të gjithë qytetarët të cilët për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, këtë shërbim nuk mund ta marrin në QMF.
Duke filluar nga data 01.03.22 kemi rritur numrin e ekipeve profesionale shëndetësore të cilat japin shërbime për të sëmurët me sëmundje kronike në shtëpitë e pacientëve, kështu që gjatë ditëve të punës, në dispozicion të qytetarëve janë katër ekipe mjekësore, dy paradite dhe dy pas dite; ndërsa gjatë fundjavës, këto shërbime i ofrojnë dy ekipe mjekësore, një para dhe ekipi tjetër pas dite.
Mesatarisht, rreth
❇️449 vizita shtëpiake në muaj janë bërë gjatë vitit 2021, ndërsa gjatë 2 muajve të parë të vitit 2022, janë realizuar
❇️465 vizita shtëpiake në muaj, kurse në muajin mars kemi një rritje të dukshme të shërbimeve të tilla,
❇️796 vizita në shtëpitë e pacientëve në nevojë.
Drejtoria e Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës do të kujdeset për përkrahjen e këtij shërbimi në mënyrë që të ofrohen shërbime cilësore në kohë reale për të gjithë pacientët me sëmundje kronike dhe të sëmurët paliativ.