Klinika e Kardiologjisë në QKUK gjatë vitit 2025, ka realizuar mbi 400 operime kardiokirurgjike, si raste elektive ashtu edhe emergjente.
Gjatë këtij viti janë kryer me sukses edhe ndërhyrje shumë të ndërlikuara, përfshirë për herë të parë në Kosovë operacionin e harkut të aortës me teknikën Frozen Elephant Trunk (FET), si dhe një tjetër rast me procedurën David, të realizuara në bashkëpunim me qendra të njohura evropiane, përcjell Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, në muajt maj dhe tetor, në bashkëpunim me kardiokirurgë pediatrikë ndërkombëtarë, janë kryer 19 operime te fëmijët me defekte të lindura të zemrës, duke u ofruar trajtim të specializuar brenda vendit.
Në njoftimin e ShSKUK , bëhet hirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që për trajtimin e sëmundjeve të zemrës të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit.
“Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë vazhdon të shënojë rritje të cilësisë së shërbimeve dhe besimit nga pacientët, duke u angazhuar për rezultate edhe më të mira në vitet në vijim. Stafi u bën thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që për trajtimin e sëmundjeve të zemrës të drejtohen në QKUK, pa pasur nevojë për trajtim jashtë vendit.” thuhet në njoftimin e SHSKUK – së./Gazeta Shneta/



