Më shumë se 460 punonjës të CDC-së janë rikthyer në punë pasi u pushuan si pjesë e një plani të administratës Trump për të shkurtuar 10,000 pozita në agjencitë federale të shëndetësisë.
Pushimet prekën rreth 2,400 punonjës të CDC-së dhe çuan në mbylljen e disa programeve kyçe që trajtonin çështje si helmimi nga plumbi, dhuna me armë, duhani, sëmundjet infektive si HIV, hepatiti, tuberkulozi dhe shëndeti mjedisor.
Rreth 200 nga punonjësit e rikthyer i përkisnin Qendrës Kombëtare për HIV, hepatit, sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe tuberkuloz, ndërsa 150 të tjerë ishin nga Qendra për Shëndetin Mjedisor, shkruan HealthDay transmeton Gazeta Shneta.
Pushimet u kundërshtuan ligjërisht dhe në disa raste, gjykatat urdhëruan ndalimin e tyre.
Megjithatë, sipas punonjësve të prekur, rikthimi i disa qindra punëtorëve nuk mjafton për të zhbërë dëmet në shëndetin publik.
Grupi “Fired But Fighting” organizoi një protestë duke kërkuar transparencë dhe dorëheqjen e Sekretarit të Shëndetësisë. Ndërkohë, autoritetet thanë se funksionet thelbësore të shëndetit publik mbeten efektive dhe të paprekura./Gazeta Shneta/




