Në njoftim e fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSH) është bërë e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 1,110 doza të vaksinës anti covid.
Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më sot janë dhënë 205,884 doza të vaksinës, kurse 49,207 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës shkruan Gazeta Shneta.
Pak qaste më parë, MSH-ja ka njoftuar se nga 1,871 testime janë konfirmuar nëntë raste pozitive me Covid.
Përgjatë kësaj periudhe është raportuar një rast i vdekjes, kurse 14 qytetarë e kanë mposhtur betejën kundër Covid.
Aktualisht, në vendin tonë janë 160 raste aktive./GazetaShneta/