Vetëm në 24 orët e fundit, Gjermania raportoi një rekord prej 50 mijë e 196 raste të infektimit me Covid. Sipas autoriteteve shëndetësore, vendi po shënon për të katërtën ditë me radhë një nivel të ri ditor, teksa vala e katërt e Covid ka përfshirë vendin.
Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë regjistruar 4.89 milionë raste të infektimit, kurse numri i viktimave ka arritur në 97,198 shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Për këtë arsyje, Reinhard Sager, presidenti i shoqatës së autoriteteve gjermane u bëri thirrje gastronomisë që të respektojnë masat anti covid.
“Shqetësimi për humbjen e klientëve të mundshëm duhet të jetë më i vogël sesa shqetësimi për pasojat që kërcënojnë nëse vazhdon mos respektimi i masave anti covid”, tha Sager./Gazeta Shneta/