Për mjekët gjinekologë, pediatër/kardiologë dhe neonatologë/kardiologë, në Prishtinë është organizuar kursi ekskluziv për ‘Ekokardiografi Fetale 2021’.
Nën organizimin e Prof. Dr. Ramush Bejiqi dhe shkollës SonoKos, në Prishtinë ka ardhur njëri nga ekspertët më të njohur në botë për diagnostikën kardiake prenatale dhe postnatale, Prof. Dr. Orhan Uzun.
Mjeku turk i cili jeton dhe vepron në Kardif të Uellsit, po ligjëron para mjekëve kosovarë për praktikat më të mira diagnostike për zemrën fetale.
Ndryshe, Uzun në vitin 2016 ishte zgjedhur mjeku më i mirë në Uells, teksa në botë njihet si një nga ligjëruesit më të mirë.
Ai ka mbajtur një ligjeratë të vecantë edhe në Klinikën e Gjinekologjisë para më shumë se 100 mjekëve dhe staf tjetër mjekësorë.
Ndryshe, në ceremoninë hapëse të kursit ishin prezent edhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Dr. Jakup Ismajli dhe drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Dr. Violeta Grajcevci. /Gazeta Shneta/