Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 500 persona dyshohet se kanë humbur jetën pasi anijet me refugjatë u mbytën pranë Mianmarit

Lajme 16/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Më shumë se 500 persona dyshohet se kanë vdekur pasi dy anije me refugjatë u mbytën pranë brigjeve të Mianmarit, njoftuan agjencitë e Kombeve të Bashkuara.

Anijet ishin nisur nga shteti Rakhine i Mianmarit në fund të qershorit dhe transportonin kryesisht pjesëtarë të komunitetit Rohingya, përfshirë persona nga kampet e refugjatëve në Bangladesh.

Ata po përpiqeshin të arrinin vende si Malajzia, Indonezia ose Tajlanda për shkak të dhunës dhe kushteve të rënda të jetesës.

Sipas OKB-së, njëra anije me rreth 250 persona humbi kontaktin menjëherë pas nisjes, ndërsa një tjetër me rreth 280 persona besohet se u fundos më 8 korrik pranë brigjeve të Irrawaddy-t në Mianmar.

Këto udhëtime detare konsiderohen ndër më të rrezikshmet në botë për refugjatët.Komuniteti Rohingya prej vitesh përballet me përndjekje në Mianmar, ku nuk njihen si shtetas.

Kriza e tyre u përkeqësua pas grushtit ushtarak të vitit 2021, që çoi në një luftë civile dhe i la shumë prej tyre në mes të përleshjeve mes ushtrisë dhe grupeve rebele, shkruan Reuters.

UNHCR dhe IOM thanë se rreth 300 njerëz raportohen të zhdukur ose të vdekur në Detin Andaman dhe Gjirin e Bengalit këtë vit, duke përfshirë refugjatët Rohingya dhe shtetas të Bangladeshit.

Në nëntor, një varkë që transportonte anëtarë të komunitetit Rohingya u mbyt në Langkawi pranë kufirit Tajlandë-Malajzi, me rreth një duzinë të mbijetuar.

Artikulli paraprakPrishtinë: Mbi 1,400 pacientë përfituan nga Mjekimi Shtëpiak në gjashtë muaj, rritet kërkesa për kujdes paliativ
Artikulli i rradhës Shefja e Mjekimit Shtëpiak në Prishtinë me apel për qytetarët: Shërbimi është i dedikuar për pacientët e palëvizshëm, jo për çdo rast viroze

Ju sugjerojmë

OBSH: Evropa po mbetet prapa në rregullimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, rrezikohen pacientët

16/07/2026 Lajme

OSK harton opinion profesional për trajtimet estetike me Botox dhe mbushës dermalë: kërkohet rregullim i qartë ligjor

16/07/2026 Lajme

Shefja e Mjekimit Shtëpiak në Prishtinë me apel për qytetarët: Shërbimi është i dedikuar për pacientët e palëvizshëm, jo për çdo rast viroze

16/07/2026 Lajme

Prishtinë: Mbi 1,400 pacientë përfituan nga Mjekimi Shtëpiak në gjashtë muaj, rritet kërkesa për kujdes paliativ

16/07/2026 Lajme

Zjarret e 2023-ës paralizuan laboratorët e IML-së, mbi 700 raste në pritje

16/07/2026 Lajme

Helmimet në Han të Elezit, policia interviston pronarin e lokalit ku u konsumua ushqimi

16/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.