Mbi 500 sherbime mjekësore u ofruan gjatë fundjavës në Klinikë Emergjente në QKUK.
Kështu ka bërë të ditur ShSKUK në një njoftim për media duke thënë se Klinika Emergjente ka trajtuar qindra pacientë në tri ditët e fundit të javës së shkuar.
“Bazuar në të dhënat për datat 1, 2 dhe 3 prill 2022, aty kanë kërkuar trajtim mjekësor 560 qytetarë”, thuhet në njoftim.
Tutje, ata kanë theksuar se në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) kanë marrë shërbime mjekësore 126 pacientë.
“Te 113 persona janë kryer intervenime kirurgjike, ndërsa 179 të tjerë janë trajtuar si raste internistike. Në Dhomën e Shërbimit Ortopedik, ndërkaq, për tri ditë janë trajtuar 104 pacientë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Ndërkaq si pasojë e aksidenteve në komunikacion, ndihmë mjekësore kanë kërkuar, sipas raportit të punës, 35 persona./Gazeta Shneta




