Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 6 mijë civilë të zhvendosur nga bombardimet izraelite në Qytetin Gaza në një ditë

Lajme 15/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Që nga 11 gushti, ushtria izraelite ka shkatërruar plotësisht 1.600 kulla dhe ndërtesa banimi në Qytetin Gaza, si dhe 13 mijë tendave, duke shkaktuar zhvendosjen e më shumë se 100 mijë njerëzve.

Mbrojtja Civile e Gazës ka bërë të ditur se më shumë se 6 mijë civilë u zhvendosën nga sulmet ajrore izraelite në Qytetin Gaza, derisa Tel Avivi vazhdoi me ofensivën për të pushtuar qytetin.

“Më shumë se 6 mijë civilë kanë mbetur pa strehë pasi shtëpitë e tyre u shënjestruan sot”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmoud Basal.

Ushtria izraelite përshkallëzoi bombardimet ndaj Qytetit Gaza që nga mëngjesi djeshëm, duke shënjestruar shtëpi, kulla banimi dhe tre shkolla që i përkasin agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Basal tha se sulmet ndaj shtëpive ishin të organizuara pa paralajmërim paraprak, duke çuar në vdekjen e dhjetëra civilëve.

“Banorët e Qytetit të Gazës tani jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira nën rrethimin dhe bombardimet e vazhdueshme”, tha ai.

Ai paralajmëroi se më shumë se 1 milion njerëz, përfshirë mijëra fëmijë, janë në rrezik të vdesin “si rezultat i politikave aktuale izraelite”.

Sipas Zyrës për media të Qeverisë së Gazës, gati 1,3 milion njerëz jetojnë në Qytetin Gaza, të cilët janë detyruar nga Izraeli të evakuohen drejt Al-Mawasit dhe Khan Younisit, ku 800 mijë njerëz aktualisht jetojnë pa nevojat themelore.

Sipas autoriteteve në Gaza, që nga 11 gushti, ushtria izraelite ka shkatërruar plotësisht 1.600 kulla dhe ndërtesa banimi në Qytetin Gaza, si dhe 13 mijë tendave, duke shkaktuar zhvendosjen e më shumë se 100 mijë njerëzve.

Fushata izraelite është pjesë e operacionit “Karrocat e Gideonit 2”, i nisur më 3 shtator për të pushtuar të gjithë Qytetin Gaza. Ky sulm ka ngjallur kritika brenda Izraelit, me kritikët që paralajmërojnë se mund të rrezikojë jetën e ushtarëve dhe të pengjeve që mbahen ende në enklavë.

Lufta e Izraelit në enklavë që nga 7 tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 64.800 palestinezë dhe ka shkatërruar enklavën.

Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavë. /TRTBalkanAlbania

 

 

 

Artikulli paraprakZvicra do ta bëjë më të lehtë adoptimin e fëmijëve
Artikulli i rradhës Pagjumësia kronike mund të përshpejtojë plakjen e trurit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.