Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 600 pacientë me sklerozë multiple në Kosovë: Intervistë me Dr. Blerim Myftiu, neurolog

Lajme 16/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Neurologjisë në QKUK janë regjistruar mbi 600 pacientë me sklerozë multiple, një ndër sëmundjet më të ndërlikuara neurologjike që prek të rinjtë. 

Kështu bëri të ditur Dr. Blerim Myftiu, neurolog në këtë klinikë, i cili theksoi se çdo vit në vend diagnostikohen rreth 60 raste të reja, shkruan Gazeta Shneta

“Aktualisht në Klinikën e Neurologjisë të QKUK-së kemi databazën kombëtare të pacientëve me sklerozë multiple. Deri tani janë diku mbi 600 pacientë me këtë sëmundje, dhe numri mund të shkojë deri në 700  aq kemi arritur t’i identifikojmë.” deklaroi Dr. Myftiu.

Dr. Myftiu thekson se skleroza multiple është një sëmundje inflamatore dhe pezmatuese e sistemit nervor qendror, që prek trurin dhe palcën kurrizore e cila zakonisht shfaqet te të rinjtë, ndërmjet moshës 18 dhe 40 vjeç.

“Skleroza multiple është një sëmundje e cila prek trurin dhe palcën e kurrizit. Është një sëmundje pezmatuese inflamatore e sistemit nervor qendror, dhe manifestohet te moshat e reja. Manifestimi fillon nga mosha 18-40 vjeçare, por ka edhe raste pediatrike më të hershme.” shpjegon Dr. Myftiu.

Tutje ai  shprehet se për dallim nga sëmundjet e tjera neurologjike, skleroza multiple nuk ka një simptomë specifike të qartë.

“Nuk kemi një simptomë specifike klinike që e dallon sklerozën multiple nga sëmundjet e tjera neurologjike, megjithatë ekzistojnë disa simptoma që janë më të shpeshta. Elementi kryesor që na bën të mendojmë për sklerozë multiple është nëse na paraqitet një person i moshës së re, rreth 25-30 vjeç, me humbje apo dobësim të shikimit në njërin sy, marrje ose mpirje në njërën anë të trupit, dobësim i këmbëve, mpirje e të dy këmbëve, urinim i shpeshtë,marramendje”, tha Dr. Myftiu.

Dr. Myftiu shpjegon se sa  i përket shkaqeve të sëmundjes, ende nuk është identifikuar një shkaktar i vetëm i qartë, por  ekzistojnë vetëm disa hipoteza.

“Shkak i veçantë nuk është identifikuar ende. Ekzistojnë disa hipoteza që mendohet se i hapin rrugë sklerozës multiple. Gjenetika mund të jetë një faktor, ndërsa virusi Epstein-Barr fajësohet më së shumti. Sëmundja konsiderohet autoimune, dhe gjithashtu, mungesa e vitaminës D mund të jetë një prej shkaktarëve të mundshëm,” shtoi tutje ai./Gazeta Shneta/

Për këto dhe të tjera ndiqni videon:

Artikulli paraprakVaksina eksperimentale kundër HIV-it jep shenja pozitive në fazën e parë të testimeve
Artikulli i rradhës Spitali i Përgjithshëm në Pejë kryen 14 operacione brenda 24 orëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.