Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 14 operacione, duke vazhduar ofrimin e shërbimeve esenciale për qytetarët e rajonit.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga ky institucion, gjatë ditës së djeshme janë regjistruar edhe:
369 vizita specialistike
43 pranime të reja
195 pacientë të shtrirë aktualisht
3,300 analiza laboratorike për 271 pacientë
2 lindje – një vajzë dhe një djalë
30 trajtime me dializë
65 rëntgen, 28 ekzaminime me ultrazë dhe 22 skanime me CT
56 shërbime fizioterapie




