Rreth 7,492 doza të vaksinës anti covid janë dhënë në 24 orëshin e fundit.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH) përmes faqes zyrtare në rrjetin social “Facebook” shkruan Gazeta Shneta.
Mes tjerash MSH-ja ka njoftuar se brenda kësaj periudhe 13,149 qytetarë kanë marr dozën e dytë të vaksinës anti covid, kurse që nga faza e fillimit të procesit të vaksinimit janë administruar 110,097 doza të vaksinës.
Rikujtojmë se, brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 15 raste pozitive me Covid-19, 67 pacientë e kanë mposhtur betejën ndaj Covid-19 dhe fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë./GazetaShneta/