702 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme, ku 603 janë të konfirmuar COVID-19 pozitivë, 539 me oksigjeno-terapi si dhe 28 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë 262 pacientë të shtrirë, 226 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 215 me oksigjeno-terapi, përcjell Klankosova.tv.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 440 pacientë, 377 prej tyre positive me COVID-19 dhe 324 me oksigjeno-terapi.