Është bërë një vit dita e zezë e 19 gushtit kur ndërruan jetë dy specialistë nga Covid-19, Dr. Feti Hetemi dhe Dr. Burim Krasniqi.
Në orët e hershme të mëngjesit u njoftua për vdekjen e internistit nga komuna e Vitisë, Dr. Feti Hetemi. I ndjeri humbi betejën me sëmundjen Covid-19 në moshën 66-vjeçare.
Ai është kujtuar si një nga mjekët që kishte kontribuar përmes Shoqatës “Nënë Tereza”, dhe si mjek me detyrë në UÇK.
Pasditën e 19 gushtit të vitit 2020 u dha edhe një njoftim i trishtë, për vdekjen e gjinekologut Burim Krasniqi.
Vdekja e tij u konsiderua si humbje e madhe për komunitetin mjekësor dhe sistemin shëndetësorë.
Krasniqi u vlerësua lart si njeri human, i ndërgjegjshëm për pacient dhe i pakursyeshëm për mirëqenien e të tjerëve.
Që nga fillimi i pandemisë kanë vdekur mbi 30 punëtorë shëndetësorë në Kosovë nga Covid-19, prej të cilëve 18 janë mjekë specialistë. /Gazeta Shneta/