Gjatë ditës së sotme Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me MASHT, MPMS dhe Zyrën e UNICEF-it në Kosovë, kanë organizuar konferenca për vizitat mjekësore në shtëpi për nënat dhe fëmijët.
“Drejt një sistemi më të fortë shëndetësor lokal për të përkrahur mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijës”, ishte motoja e kësaj konference ku u diskutua për sistemin shëndetësor lokal.
“Qëllimi i konferencës ishte të hulumtojë mënyrat dhe strategjitë më të mira për të përmirësuar sistemin shëndetësor lokal dhe mirëqenien e familjeve, nënave dhe fëmijëve dhe të diskutojë të dhënat nga procesi i rishqyrtimit gjatë zbatimit të vizitave në shtëpi”, thuhet në njoftim, transmeton Gazeta Shneta.
Deri tani, për periudhën janar-tetor janë ofruar me shumë se 8.000 vizita për shtatzëna dhe fëmijë deri në tre vjet, dhe janë trajnuar rreth 300 profesionistë shëndetësor si dhe punëtorë të tjerë të qendrave të punës sociale dhe arsimit, u bë e ditur gjatë kësaj konference.