Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbi 90 mijë gra dhe fëmijë vuajnë nga kequshqyerja në Gaza

Lajme 26/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Situata humanitare në Rripin e Gazës po përkeqësohet me shpejtësi.

Sipas raporteve nga organizatat ndërkombëtare dhe autoritetet shëndetësore lokale, një e treta e popullsisë nuk ka ngrënë për ditë me radhë, ndërsa mbi 90 mijë gra dhe fëmijë vuajnë nga kequshqyerja akute dhe kanë nevojë për trajtim mjekësor të menjëhershëm.

Nga 2 marsi, Izraeli ka vendosur një bllokadë të plotë ndaj ndihmës humanitare, duke penguar hyrjen e ushqimeve, ilaçeve dhe ujit të pijshëm.

Si pasojë, më shumë se 2 milionë banorë janë plotësisht të varur nga ndihmat ndërkombëtare, ndërsa vetëm një vakt ushqimi në çdo dy apo tre ditë është bërë realitet për shumë familje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për rritje të rrezikut të vdekjeve nga uria, veçanërisht tek fëmijët dhe gratë shtatzëna. Deri më tani, janë regjistruar të paktën 86 vdekje nga uria, përfshirë 76 fëmijë, ndërsa 18 prej tyre kanë ndërruar jetë vetëm në 24 orët e fundit.

Ekspertët shëndetësorë theksojnë se, përveç mungesës së ushqimit, edhe kushtet e jetesës, mungesa e ujit të pastër dhe përhapja e sëmundjeve po përbëjnë rrezik serioz për jetën dhe shëndetin publik në Gaza.

Apeli për ndihmë urgjente po shtohen, por bllokada dhe pasiguria në terren vazhdojnë të pengojnë çdo përpjekje për ndihmë efektive. /Telegrafi/

Artikulli paraprak​Shatri: Lista e pritjes është reduktuar, deri në janar do të jetë konform me vendet e rajonit
Artikulli i rradhës Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.