Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë janë kryer 930 operacione gjatë tremujorit të parë të vitit 2026.
Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, ndërhyrjet janë realizuar në repartet e Kirurgjisë, Ortopedisë, Gjinekologjisë me Obstetrikë, Urologjisë, Oftalmologjisë dhe Otorinolaringologjisë (ORL).
Nga ky institucion bëhet e ditur se shërbimet mjekësore ofrohen gjatë gjithë kohës për pacientët./Gazeta Shneta/



