Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Ëndrrat nuk janë të rastësishme, ndikohen nga personaliteti dhe përvojat jetësore

Jetë 29/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ëndrrat nuk janë thjesht produkte të rastësishme të mendjes, por ndikohen nga personaliteti dhe përvojat e përditshme, sugjeron një studim i ri shkencor.

Hulumtimi, i realizuar nga studiues në IMT School for Advanced Studies Lucca në Itali dhe i publikuar në Communications Psychology, analizoi mbi 3,700 përshkrime ëndrrash dhe përvojash të përditshme nga 287 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 70 vjeç.

Gjatë një periudhe dyjavore, pjesëmarrësit regjistruan përjetimet e tyre, ndërsa studiuesit mblodhën të dhëna mbi cilësinë e gjumit, karakteristikat psikologjike, mënyrën e të menduarit dhe tiparet e personalitetit.

Rezultatet tregojnë se ëndrrat ndjekin modele të caktuara dhe nuk janë të rastësishme. Personat që gjatë ditës kanë mendime të shpërndara dhe kalojnë shpejt nga një ide në tjetrën, raportuan ëndrra më të çrregullta dhe të fragmentuara.

Në anën tjetër, ata që i konsiderojnë ëndrrat si të rëndësishme, kanë më shumë gjasa të përjetojnë ëndrra më të gjalla dhe më të strukturuara.

Studimi thekson se edhe ngjarjet e jashtme luajnë rol të rëndësishëm. Gjatë pandemisë COVID-19, për shembull, ëndrrat u bënë më intensive dhe shpesh lidhen me izolimin dhe kufizimet. Këto modele u zbehën me rikthimin gradual të jetës normale.

Sipas studiuesve, ëndrrat nuk janë kopje e drejtpërdrejtë e jetës së përditshme, por një version i transformuar i saj.

Elemente të zakonshme si puna apo ambientet shëndetësore shfaqen në forma të ndryshuara, shpesh surrealiste.

Për analizën e të dhënave, studiuesit përdorën teknologjinë e përpunimit të gjuhës natyrore (NLP), një formë e inteligjencës artificiale, e cila mundëson analizimin e përshkrimeve të ëndrrave me saktësi të ngjashme me atë të vlerësuesve njerëzorë.

Autorja kryesore e studimit, Valentina Elce, ka theksuar se ëndrrat janë një proces dinamik që formësohet nga ajo që përjetojmë dhe nga mënyra se si mendojmë.

Studiuesit përfundojnë se ëndrrat ndikohen nga faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, duke hapur rrugë të reja për studimin e kujtesës, ndërgjegjes dhe shëndetit mendor.

Artikulli paraprakKosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Artikulli i rradhës Mbi 900 operacione për tre muaj në Spitalin e Mitrovicës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.