Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka njoftuar se aktualisht ka të hospitalizuar 929 pacientë të sëmurë me koronavirus.
SHSKUK në raportin e ditës së sotme ka bërë të ditur se 929 persona të sëmurë me Covid-19 janë të hospitalizuar në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale.
688 pacientë janë duke u asistuar me oksigjen, ndërsa 35 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vetëm në QKUK janë të hospitalizuar 333 pacientë në gjashtë klinika, prej të cilëve 13 janë fëmijë dhe 20 gra shtatzëna.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 596 pacientë, 426 prej tyre Covid-19 pozitivë, 415 me oksigjeno-terapi. /Gazeta Shneta/