Disa mjekë klinicist nuk janë pajtuar me deklaratat e mikrobiologut Prof. Lul Raka, i cili iu bëri thirrje qytetarëve që të mos përdorin antibiotik për trajtimin e Covid-19 edhe nëse ua përshkruajnë mjekët.
Kardiologu Artan Ahmeti ka thënë se deklarata e Rakës ‘mos merrni antibiotik edhe kur ju përshkruan mjeku’ është gabim. Ai ka thënë se ka shumë raste me Covid-19 ku superinfeksioni bakterial është mjaft i shpeshtë, transmeton Gazeta Shneta.
“Janë me dhjeta paciente, tashmë të ndjerë, të cilët kanë pësuar për shkak të injorimit të COVID-19 dhe injorimit të këshillave mjekësore. Prandaj kjo deklaratë e juaj veç sa e rritë hendekun e krijuar me vite mes mjeku në Kosovë dhe pacienteve (sidomos ata me COVID-19)”.
“Gjatë përvojës personale (tashmë mbi një vjeçare) me COVID-19, kemi vërejtur se pacientët që kanë injoruar këtë sëmundje, ose e kanë zgjatur trajtimin ambulator qoftë edhe me antibiotik (jo adekuat), ju është përkeqësuar gjendja klinike, radiologjike, si dhe përgjigjja inflamatore (ËBC, CRP, PCT etj)! Fatmirësisht falë antibiotiku adekuat sot shumë nga ata janë në mesin tone!”, ka shkruar Ahmeti.
“Pra për këtë sëmundje me shumë të panjohura nga klinicistët, si dhe ky virus me shumë të panjohura nga mikrobiologët, antibiotiku jo rrallë ka qenë kryesori në mbijetesën e këtyre pacienteve! Prandaj i nderuar prof. Luli, Ju keni plotësisht të drejte në lidhje (mos)nevojën e përdorimit të antibiotik tek sëmundjet virale, por jam plotësisht kundër deklaratës tuaj ‘mos përdorni antibiotik edhe nëse ju rekomandon mjeku’. Kjo veç sa e rritë mosbesimin (edhe ashtu të brishtë) te pacienteve ndaj mjekëve në Kosovë”, ka shkruar kardiologu Ahmeti.
Skandaloze e ka quajtur deklaratën e Rakës, oftalmologu Florim Zejnullahu. Ai ka bërë thirrje që Raka të caktohet si udhëheqës i ndonjërës nga klinikat Covid.
“Eshte e pashpjegueshme nje deklarat skandaloze e nje mikrobiologu. Le te caktohet udheheqes klinik ne njeren nga klinikat covid ose pjese e ekipes sepse edheashtu heren e kaluar kane qene mjek joadekuat perfshire edhe oftalmolog ne trajtimin e ketyre te semurve dhe konsideroj se pas kesaj deklerate mjeket kane rrezikuar jeten e pacientve sepse nuk e kane pasur pervojen e Dr Lul Rakes. Prezenca e ekipeve te mikrobiologve ne klinikat covid per te bere perzgjedhjen e terapise do te ngriste sigurine ne trajtimin e pacientve me covid”, ka shkruar Zejanullahu. /Gazeta Shneta/