Një studim i ri nga Rothman Institute Foundation në Filadelfia ka zbuluar se 57.9% e pacientëve të certifikuar për përdorimin e kanabisit mjekësor për dhimbje muskulore e kockore e kanë ndërprerë trajtimin brenda një viti.
Pothuajse gjysma prej tyre hoqën dorë brenda tre muajve të parë.
Sipas studimit të publikuar në revistën PLOS One, mosha rezultoi faktori kryesor – pacientët që ndërprenë trajtimin kishin një moshë mesatare prej 71.5 vjeç, krahasuar me 64.5 vjeç tek ata që vazhduan, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Lloji i dhimbjes ose gjendja fillestare shëndetësore nuk ishin përcaktues për vendimin.
Ekspertët theksojnë se shkaqet e ndërprerjes lidhen me një kombinim faktorësh, përfshirë pakënaqësinë me efektet, kostot, efektet anësore apo kërkimin e trajtimeve të tjera.
Autorët e studimit theksojnë se gjetjet ngrejnë pikëpyetje mbi rolin afatgjatë të kanabisit mjekësor, veçanërisht tek pacientët më të moshuar, dhe sugjerojnë nevojën për studime më të gjera për të përcaktuar se cilët pacientë përfitojnë më shumë nga ky trajtim/Gazeta Shneta/


