Bordi Drejtues i SHSKUK-së sot po e mban mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje po mungon drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar Elvir Azizi, shkruan Gazeta Shneta.
Në mbledhje u tha se Azizi ka pasur një takim jashtë institucionit dhe e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen në Bord.
Azizi ka munguar edhe në mbledhjen e kaluar të Bordit. Kryesuesi Dren Boshnjaku pati kërkuar nga sekretari i Bordit që t’ia rikujtoj Azizit se mbledhjet e Bordit janë obligative për të.
Por përkundër këtij paralajëmrimi, Azizi sërish ka munguar.
Ndryshe raportimi i tij në Bord ka qenë në rend të ditës. /Gazeta Shneta/




