Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mbrëmë u mblodh Komiteti i SHSKUK-së, nevojiten hapësira të reja për Covid

Lajme 30/08/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Rastet me COVID-19 në Kosovë po shënojnë ngritje, e njëjtë po ndodh edhe me rastet e vdekjeve, ku vetëm gjatë ditës së djeshme 36 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se Delta ka bërë infeksionet të rriten, pasi ky variant përhapet më lehtë.

“COVID-19 është sëmundja që shkakton edhe variantin Delta edhe variantet e tjera që kanë qarkulluar deri më tani. Duket se varianti Delta e ka rritë fuqinë e përhapjes dhe format e rënda të sëmundjes që po i shkakton. Një person i infektuar me variantet e mëparshme ka mundur t’i infektojë dy deri në tre persona të tjerë, ndërsa për person i infektuar me Delta, mund të infektojë gjashtë deri në tetë persona”, tha Krasniqi.

Krasniqi bëri të ditur se edhe personat që janë të vaksinuar mund të jenë shpërndarës së virusit.

“Nuk krijohet imunitet i plotë, pa e marrë edhe dozën e dytë të vaksinës, por edhe personat e vaksinuar mund të jenë shpërndarës të virusit”, shtoi ai.

Krasniqi pohoi se situata në SHSKUK është mjaftë e rënduar me numër të madh të rasteve të spitalizuara, duke bërë të ditur se 1250 pacientë janë duke marrë trajtime në shtatë spitalet e përgjithshme dhe në tetë njësi që tashmë i kemi bërë në QKUK.

Pas kësaj situate, Krasniqi njoftoi se mbrëmë ka mbajtur një mbledhje të komitetit, ku pjesëmarrës ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Kam thirrë një mbledhje në orët e vona të natës, ku na është bashkangjit edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kemi përcjell situatën nga ora në orë për të parë se si po zhvillohet. Ne kemi ndërprerë programet elektive të intervenimeve kirurgjike, ato të natyrës joemergjente dhe do të detyrohemi që të pezullojmë fatkeqësisht edhe shërbimet specialistike në mënyrë që të krijojmë vend për pacientët që do të shtrihen nëpër spitale”, shtoi Drejtori i SHSKUK-së në Klan.

Tutje, ai njoftoi se janë paralajmëruar edhe ardhje të kontingjenteve të tjera të vaksinimit dhe bëri thirrje që qytetarët duhet të jenë të durushëm dhe të vemendshëm që në momentin kur kanë mundësi të caktojnë termine të vaksinimit, t’i caktojnë dhe të vaksinohen.

Artikulli paraprakSHSKUK furnizohet me oksigjen medicinal përmes procedurës emergjente
Artikulli i rradhës SHSKUK po i shndërron repartet në njësi intensive për pacientët e sëmurë rëndë nga Covid

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.