Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje pas konfirmimit të koronavirusit Covid-19 tek dy persona.
Ajo ka treguar se babë e bir janë testuar pozitiv me koronavirus dhe të dy kishin ardhur nga Italia. Manstirliu ka treguar se i biri 28 vjeçar kishte udhëtuar në Shqipëri më 26 shkurt, ndërsa babai 54-vjeçar gjatë ditës së djeshme, shkruan Gazeta Shneta.
Manastirliu ka bërë të ditur se pas testimit pozitiv, epidemiologët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik kanë marr të gjitha masat e nevojshme për izolimin e njerëzve të afërt që mund të jenë prekur nga të konfirmuarit. Ajo ka treguar se janë ndaluar të gjitha tubimet publike deri më datën tre prill, si masë preventive për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Manastirliu dhe kryeministri Edi Rama kanë bërë thirrje për qetësi duke shpjeguar se virusi nuk është rrezik i madh për Shqipërinë.
“Masat e sotme, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar janë pezullimi i fluturimeve direkte nga Veriu i Italisë dhe me të gjitha zonat e kuqe deri në datën 3 prill, mbyllja e institucioneve arsimore për 2 javë për të ndaluar përhapjen e pastaj vlerësimi më tej. Të mbyllim të githa institucinet arsimore dhe të mbyllim të gjitha grumbillimet masive kulturore arsimore dëgjesave publike deri më datën 3 prill, për të parë dinamikën e këtij zhvillimi e për të vendosur për më tutje”, ka deklaruar kryeministri Rama. /Gazeta Shneta/