Dogana në Shqipëri ka hedhur poshtë një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë e cila fillimisht tha se i prekuri nga koronavirusi kishte hyrë përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit.
Në fakt 28-vjeçari i prekur nga koronavirusi kishte hyrë më datën 26 shkurt të këtij viti përmes pikës kufitare në Muriqan. Ndërkaq babai i tij sipas Doganës nuk ka asnjë hyrje-dalje përmes pikave kufitare me Malin e Zi, transmeton Gazeta Shneta.
Pas kontrollit të bërë në sistemin TIMS nga data 20 shkurt dhe deri më sot, as P.K dhe as V. K nuk rezultojnë të kenë kaluar në Han të Hotit. Ndërkohe djali P.K. është regjistruar në TIMS në Muriqan me datën 26 Shkurt. Babai i tij, shtetasi V.Knuk ka asnjë hyrje apo dalje nga Shqipëria përmes pikave të kalimit kufitar me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e Doganës. /Gazeta Shneta/