Shërbimi i IVF-së në Spitalin “Bahceci” është mbyllur sot nga Inspektorët Shëndetësorë.
Gazeta Shneta ka mësuar zyrtarisht nga Inspektorati Shëndetësor se shërbimi i Frytnimit të Asistuar Mjekësor në Spitalin “Bahceci” është mbyllur sot. Kjo masë e Inspektoratit vjen disa ditë pas bastisjes së bashku me Policinë e Kosovës ku u arrestuan tre persona.
Ndërkaq Gazeta ka mësuar nga burime se embrionet e këtij spitali janë dërguar në Klinikën e Gjinekologjisë ku do të ruhen deri në një vendim tjetër.
Gjatë javës së kaluar katër persona u arrestuan në Spitalin “Bahceci” nën akuzat për trafikim me organe dhe qeliza dhe transplantim të jashtëligjshëm. /Gazeta Shneta/