Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar Ligjin anti Covid i cili do të mundësojë institucioneve menaxhimin e pandemisë.
Deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli ka treguar se në këtë ligj janë paraparë edhe gjobat për mos mbajtjen e maskës, distancës si dhe mos respektimin e masave tjera, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas Avdylit, ligji i cili u votua me 77 vota për, parasheh gjobë 35 euro për personat që nuk mbajnë maska dhe po aq do të kushtojë edhe gjoba për mos mbajtjen e distancës.
Ligji ka paraparë edhe gjobë në vlerë 200 euro për mos respektimin e ndalim qarkullimit, si dhe gjobë 500 euro për mos respektimin e vetizolimit.
Kujtojmë se ligji ishte inicuar nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani. /Gazeta Shneta/