Për kujdesin dhe mirëmbajtjen e kërthizës së foshnjës, mamia Razije Musa këshillon nënat që ti kushtohet vëmendje mbikëqyrjes së vazhdueshme të gjendjen këthizore.
Ajo shpjegon se për çfarë simptomat duhet kërkuar ndihma e mjekut dhe si të mirëmbani gjendje e përgjithshme të zonës së kërthizës tek foshnjet përcjell Gazeta Shneta.
Postimi i plotë nga zonja Razije Musa
KENI KUJDES ME KËRTHIZËN E FOSHNJES
Gabimet ndodhin cdokund në botë, prandaj ju lutem të jeni vigjilente në trajtimin e cilitdo problem që mund të kenë sidomos fëmijët.
Një nanë nga Italia më dërgoj disa fotografi për të treguar se si është gjendja e kërthizës së bebes së saj, kur i pash fotografitë u trishtova, më tha se kështu është udhëzuar nga mjeku atje dhe se me ato udhëzime ka vazhduar.
Në fakt është gabim të shtrëngohet kërthiza e fëmijës me një rrjetë si ajo që shihet ne fotografi.
Keni kujdes që të mos fërkohet kërthiza e bebes me rroba, le te ketë ajrosje në mënyrë që tharja të ndodhë më shpejtë, keni kujdes me higjienën, mos përdorni gaza apo fasha për të shtrënguar kërthizën.
Nëse shihni qelb, ndjeni aromë të keqe apo shihni skuqje kontaktoni menjëherë mjekun pediatër dhe kërkoni ndihmë profesionale.
Kërthiza mund të ketë pakëz gjak por nëse ka sasi të madhe atëherë lajmëroni mjekun.
Kujdesuni me delikatesë për dicka delikate që me kujdesin e duhur shërohet shumë shpejtë.
Me dashuri,
Razija