Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Me vetëm 10 ampulla “Pembrolizumab” furnizohet onkologjia, reagon Merita Brovina

Lajme 29/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Klinika e Onkologjise QKUK FOTO: Gazeta Shneta
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është furnizuar sot gjatë ditës me 10 ampulla të ilaçit “Pembrolizumab” – bari i nevojshmë për pacientët e sëmurë me kancer.

Ndonëse kjo klinikë duhet të furnizohet me 80 ampulla për aq sa ka edhe ka pacientë me kancer të cilët kanë nevojë për këtë ilaç, nga furnizimi i fundit kanë arritur të përfitojnë vetëm 10 pacientë ndërsa pjesa tjetër duhet të presin deri në furnizimin e radhës për shkak se një tablet e tillë nuk mund të blehet në tregun vendor dhe as rajonal.

Për një situatë të tillë ka reaguar Merita Brovina, përmes një reagimi në facebook i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi. Ajo është shprehur se në klinikën e Onkologjisë sot është bërë përzgjedhja se “kush do të jetojë e kush jo” për shkak se nga 80 pacientë vetëm 10 prej tyre kanë mundur të marrin ilaçin “Pembrolizumab”.

“Në mesin e atyre 80 pacientëve që presin ta marrin ilaçin janë përzgjedhur dhjetë të cilët në tentativat më të vrazhda për mbijetesë e kanë kuptuar me rrugë joformale që ilaçi vjen sot andaj kanē zënë dyert e klinikës para se ilaçi te zbarkoj në klinikë. Në të 70- të që e kuptuam me vonesë e vrapuam të marrim ilaçin nuk ishim me fat. 10 dhe 70 bëjnë 80 por nuk janë numra janë jetë, njerëzish të këtij vendi që frymojnë, që sot dikush në këtë institucion të quajtur QKUK ka bërë punën e Zotit duke i selektuar: ‘ti mund të vazhdosh të jetosh e ti jo’”, ka shkruar e shqetësuar ajo.

Klinika e Onkologjisë është e vetmja klinik e cila trajton pacientët me kancer në Kosovë dhe pacientët shpesh herë kanë mungesa të barnave të nevojshëm për trajtimin e tyre.

Bodrumi i Onkologjisë javë më parë është përmbysur nga shiu, gjë e cila ka dëmtuar aparaturën e radiologjisë dhe rreth 200 pacientë nuk kanë arritur të marrin këtë shërbim. /Gazeta Shneta/

Pacientëve me radioterapi u ndërpriten shërbimet në Onkologji

Artikulli paraprakLutfije Gashi me dy pozita drejtuese në Spitalin e Mitrovicës, AKK fillon hetimet për konflikt interesi
Artikulli i rradhës Gjendja e fëmijëve të aksidentuar në Podujevë

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.