Insulina dhe glukagoni janë dy hormone që ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak, shkruan Medical News Today, transmeton Gazeta Shneta.
Glukagoni ndihmon në parandalimin e uljes së sheqerit në gjak, ndërsa insulina e ndalon rritjen e tij shumë lart.
Insulina dhe glukagoni punojnë së bashku për të mbajtur homeostazën, duke ruajtur kushtet e qëndrueshme në trup.
Insulina mundëson që glukoza të hyjë në qeliza dhe të përdoret për energji, ndërsa glukagoni konverton glikogjenin në glukozë kur nivelet e sheqerit në gjak bien shumë poshtë.
Nivelet e sheqerit në gjak ndryshojnë gjatë ditës, por insulina dhe glukagoni i mbajnë ato në një rang të shëndetshëm.
Në raste të diabetit, njerëzit mund të përdorin insulinë recetuese për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak.
Glukagoni zakonisht përdoret për emergjenca kur nivelet e sheqerit bie shumë poshtë.
Ka shumë faktorë që ndikojnë në nivelet e sheqerit në gjak, dhe është e rëndësishme që trajtimi të bëhet me kujdes dhe në bashkëpunim me mjekun.