Dukesha Meghan Markle është bërë nënë për herë të parë. Mediat në Britani kanë raportuar se ajo ka sjellë në jetë një djalë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vet babai i fëmijës, Princ Harry, i cili në një postim në Instagram është shprehur mjaft i lumtur.
“Ne kemi një djalë të shëndetshëm. Nëna dhe fëmija po ia dalin mjaft mirë. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme që as nuk e kam imagjinuar”, ka shkruar Harry.
Ai ka shtuar se ende janë duke menduar për emër dhe kanë kohë të vendosin se si do ta pagëzojnë të birin e tyre. /Gazeta Shneta/



