Kompania Pfizer dhe ajo gjermane e imunoterapisë BioNTech filluan të punojnë së bashku për vaksinën COVID-19 në muajin mars të vitit 2020.
Të dy kompanitë filluan hetimin e vaksinave të ARNm së bashku në vitin 2018 për të luftuar gripin, shkruan Medical News Today transmeton Gazeta Shneta.
Provat klinike për vaksinën COVID-19 filluan në prill të vitit 2020 dhe rezultatet premtuese nga ato prova i shtynë kompanitë të kërkonin një autorizim të përdorimit emergjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në muajin nëntor.
Kur u miratua zyrtarisht vaksina e Pfizer/BioNTech?
Autorizimi i vaksinës u dha me 11 dhjetor 2020. Pothuajse menjëherë pas kësaj, Pfizer/BioNTech filluan dërgimin e dozave të vaksinës.
Mekanizmi i veprimit të vaksinës?
Vaksina Pfizer / BioNTech është një vaksinë me bazë ARNm (acdi ribonukelik i tipit mesengjer), e ngjashme me atë të zhvilluar nga Moderna.
Teknologjia prapa këtyre vaksinave ka ekzistuar për rreth tre dekada dhe ka treguar premtime në parandalimin e sëmundjeve shumë të vështira për t’u parandaluar si gripi dhe kanceri.
Ndryshe nga vaksinat konvencionale që përdorin viruse të paaktivizuara ose të gjalla, vaksinat e ARN-së nuk përmbajnë pjesë të virusit me të cilin lufton organizmi.
Si u testua vaksina nëpër hulumtimet klinike?
Hulumtimet klinike zbuluan se si kanë funksionuar dy doza me 30 mikrogramë të ndara në 21 ditë në parandalimin e COVID-19.
Më shumë se 40.000 njerëz morën pjesë në provën klinike midis muajit korrik dhe nëntor 2020 ku gjysma morën vaksinën dhe gjysma tjetër një placebo.
Sa është efektive?
Vaksina Pfizer/BioNTech ka rezultuar shumë efektive në provat klinike.
Shkalla efektive e vaksinës ishte 52% midis dozës së parë dhe të dytë të vaksinës, 91% një javë pas dozës së dytë dhe 95% efektive përtej këtyre dy dozave tutje në vazhdimësi.
Efektet anësore dhe ngjarjet e padëshirueshme?
Dhimbja e lehtë deri e moderuar në vendin e injektimit ishte ankesa më e zakonshme, me më pak se 1% të grupit të provës që raportuan dhimbje më të forta.
Efektet sistemike – ose reagimet që prekin të gjithë trupin – ishin më të zakonshme tek pjesëmarrësit e moshës 16 deri 55 vjeç sesa tek pjesëmarrësit që ishin më të vjetër se 55.
Ndërsa efektet më të zakonshme tjera ishin lodhja dhe dhimbja e kokës. Më pak se 20% e njerëzve që u vaksinuan raportuan një ethe pas dozës së dytë. /Gazeta Shneta/