Një muaj më parë, reperët Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë. Loredana solli në jetë vogëlushen Hana, të cilët e publikon shpesh në rrjete sociale.
Madje, çifti i ka hapur të voglës një llogari personale në Instagram, duke i mundësuar fansave të ndjekin dita-ditës rritjen e Hanës, e cila është bërë kryefjala e momentit në media.
Megjithëse në postimet e saj Loredanën e kemi parë gjithmonë të kuruar, duket se mëmësia nuk i ka lënë mjaft kohë reperes të merret me veten e saj.
Në postimin e fundit, Loredana shfaqet me flokët e pakrehur dhe pa make-up në fytyrë, teksa mban të voglën në krahë, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.
Ndryshe, Hana është fëmija i parë i çiftit që jeton në Gjermani.