Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar ka bërë ndryshime në pozitat e drejtorëve në katër klinika të QKUK-së.
Katër ish-drejtorëve që kanë udhëhequr deri më tani me katër klinika, Psikiatri Forenzike, ORL, Neonatologji dhe Kirurgji Torakale, nuk iu janë vazhduar kontratat, shkruan Gazeta Shneta.
Menaxhmenti i SHSKUK-së ka vendosur që Gani Halilajn e Forenzikës ta zëvendësojë me Shpend Haxhibeqirin.
Në Klinikën e ORL-së, Afrim Heta do ta pasojë Hajdin Thaqin në pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit. Hajrije Ismajli është emëruar në Klinikën e Neonatologjisë në vend të Xhevdet Gojnovcit.
Ndërkaq ndryshim është bërë edhe në Klinikën e Kirurgjisë Torakale e cila deri më tani është udhëhequr nga Saudin Maliqi. Ai nuk do të jetë më në këtë pozitë, ndërsa u.d. është emëruar Nazmi Kolgeci. /Gazeta Shneta/