Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mendoni se ju ka humbur shkëndija brenda lidhjes. Ja si ta riktheni sërish edhe pas lindjes

Jetë 19/04/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tu bërit prind është një prej përvojave më të mahnitshme e cila jua ndryshon krejtësisht jetën.

Por, kur dy bëhen tre (ose katër, ose pesë!) romanca shumë shpejt mund të zbret nga lista e prioriteteve, pasi që netët pa gjumë bëhen “net pa gjumë” për arsye krejtësisht të reja, e jo si dikur…

Prandaj, është e rëndësishme që edhe pas lindjes së fëmijës ta mbani romancën gjallë, e këtë mund ta bëni duke i ndjekur këto këshilla

Mundohuni të dilni prapë bashkë në darka romantike

Daljet në takime gjatë natës janë të rëndësishme për çdo çift në lidhje afatgjate, por edhe më të rëndësishme janë për prindërit.

Provoni ta gjeni të paktën një ditë në muaj për të dalë në një takim si në fillimet e lidhjes.

Vishuni mirë, mbajani dorën njëri-tjetrit dhe mbajeni mend se jeni ende të dy njerëzit e njëjtë të cilët kanë rënë në dashuri, transmeton Telegrafi.

Flisni dhe ri-lidhuni
Gjeni kohë çdo ditë – qoftë kur fëmijët të kenë fjetur apo më herët – për të biseduar. Nuk është e rëndësishme se çfarë flisni – mund të flisni për diçka qesharake që keni lexuar në internet ose për një ëndërr të çuditshme që e keni parë natën paraprake.

Pjesa fizike është e rëndësishme
Prekja ka ndikim të jashtëzakonshëm në ndjenjën e mirëqenies në lidhje, por kur bëhemi prind kemi tendenca ta transferojmë të gjithë dashurinë te fëmija dhe ta neglizhojmë partnerin.

Kështu, gjithmonë gjeni kohë për t’u përqafuar, për t’u puthur ose çfarëdo.

Ndalini pajisjet elektronike
Nëse i keni vetëm një orë para se të zgjohet bebja prapë, sigurohuni që ta shfrytëzoni në maksimum atë kohë duke i ndalur pajisjet elektronike dhe duke qëndruar me njëri-tjetrin.

Artikulli paraprakHoroskopi, 19.04.2019
Artikulli i rradhës Këto foto dëshmojnë lidhjen e fuqishme mes nënës me vajzën e saj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.