Përpos se është vakti më i rekomanduar për t’u ngrënë, ju ofron edhe mundësi për t’u dobësuar përmes tij. E kemi fjalën për mëngjesin. Humbja e peshës mund të jetë e vështirë pa një plan diete të shëndetshme, të ekuilibruar dhe me kalori të ulëta.
Për të humbur peshë, 10 kg në një muaj, kjo kërkon një motivim të madh dhe një kontroll të fortë mbi zakonet tuaja të të ngrënit. Për t’ju ndihmuar të humbni peshë në mënyrë të sigurtë dhe të përhershme, ne ju propozojmë menunë e një mëngjesi.
Vetëm po t’i përmbaheni rreptësisht këtij plani dhe stërvitjes prej 15 minutash në mëngjes për 30 ditë, do të shihni ndryshimin në peshën tuaj.
Mëngjesi:
Si pije: Një ujë detoksifikues me xhenxhefil ose me limon, çaj ose kafe pa sheqer.
Për fruta: Ato që janë të pasura me antioksidatë, vitamina dhe minerale. Ne ju sugjerojmë 1 mollë, portokall ose mandarinë.
Për tu plotësuar: Një omëletë me vezë, ose tërshërë me kos dhe mjaltë.
Kombinojini sipas dëshirës këto alternativa. Rezultatet do ju befasojnë!