Samantha Roberson nga SHBA ka bërë diçka që ua ka lehtësuar punën edhe shumë nënave të tjera.
Ajo ka shpërndarë një fotografi të karriges së ndotur nga ushqimi i fëmijës dhe një fotografi tjetër pas pastrimit të saj, transmeton Gazeta Shneta.
“Djali im është një përbindësh i cili hanë në mënyrë të çrregullt”, ka shkruar nëna.
“Para një jave vendosa ta pastrojë karrigen me sprejin e xhamave ‘Windex’ dhe me një peshqir. Shpërndajeni, shpëtoni jetë”, ka shkruar ajo duke ironizuar.
Por në fakt nuk ishte fare në dijeni se postimi i saj do ta merrte dheun.
Triku i kësaj nëne u shpërnda në krejt botën duke bërë që miliona njerëz ta lexojnë postimin e saj. /Gazeta Shneta/