Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mënyra si qesh fëmija juaj shpjegon shumë gjëra

Jetë 03/10/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për të gjithë ne, të qeshurit shpeshëherë është ngjitëse. Por kërkimet e reja sugjerojnë se disa nga  fëmijët janë në rrezik që të bëhen psikopatë në moshë madhore.

Një studim i realizuar së fundmi  i botuar në revistën “Current Biology” tregon se si fëmijët janë në rrezik të bëhen psikopatë dhe kjo krejtësisht varet nga mënyra e të qeshurit. Hulumtimi u drejtua nga Essi Viding, një profesor i psikopatologjisë zhvillimore në “University College London” në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Gazeta Shneta.

Siç shpjegon prof. Viding, “Psikopatia është një çrregullim i personalitetit në moshë të rritur, megjithatë ne e dimë nga hulumtimi që ka fëmijë të caktuar që janë në një rrezik më të lartë për zhvillimin e psikopatisë”.

Prof. Viding dhe ekipi i tij hulumtues  shqyrtuan reagimin e sjelljes dhe aspektit nervorë ndaj të qeshurës në 32 djemtë e moshës 11 deri në 16 vjeç, të cilët shfaqën tipare të padëshirueshme dhe sjellje jo të mira, si dhe në 30 djem me sjellje shqetësuese.

Shkencëtarët gjithashtu ekzaminuan 31 fëmijë  të cilët nuk shfaqnin ndonjë faktor rreziku të psikopatisë. Këta ishin të së njëjtës moshë,  me përkatësi etnike të njëjtë dhe status të njëjtë socio-ekonomik. Kontrollet janë përshtatur gjithashtu për të dy pjesët e trurit dhe për inteligjencën e tyre.

U zbulua se fëmijët që paraqitën faktorë të rrezikut për psikopati, treguan për një dëshirë shumë më të dobët për t’u bashkuar me të qeshurit në krahasim me grupin tjetër me djemtë që ishin jo të mirë në sjellje por nuk kishin këto tipare si grupi i parë.

“Kjo nuk do të thotë që këta fëmijë  bëhen antisocial ose të rrezikshëm”, shton prof. Viding “Përkundrazi, këto të dhëna hedhin dritë të re mbi atë se pse ata shpesh bëjnë zgjedhje të ndryshme nga bashkëmoshatarët e tyre”. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakSi i dalin bebes dhëmbët e parë
Artikulli i rradhës Remzie Osmani ka fejuar djalin, ja se si janë dukur ata

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.