Obeziteti i fëmijërisë është në rritje në Shtetet e Bashkuara. Në fakt, sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve në Atlanta, Xhorxhia, “Numri i fëmijëve dhe adoleshentëve me obezitet është më shumë se trefishuar që nga vitet 1970”.
Trajtimi i mbipeshës së fëmijëve varet nga disa faktorë, sipas VeryWellHealth dhe këtu përfshihet:
-Mosha e fëmijës;
–Kushtet mjekësore ekzistuese (të tilla si kolesteroli i lartë, presioni i lartë i gjakut, diabeti, ose kushte të tjera që lidhen me mbipeshën).
Trajtimi për mbipeshën e fëmijëve mund të përfshijë:
-Ndryshimet në dietën e fëmijëve dhe zakonet e të ngrënit.
-Një rritje në nivelin e aktivitetit fizik të fëmijës.
-Kirurgji për humbje peshe ose mjekim (vetëm në rrethana specifike).
-Këshillimi i sjelljes.
Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që fëmijët mbi moshën 2 vjeçe (si dhe adoleshentët) që janë në kategorinë “mbipeshës” duhet të fillojnë në një program për mirëmbajtjen e peshës transmeton Gazeta Shneta.
Qëllimi është të lejojë rritjen normale (në lartësi) me një rënie graduale të indeksit trupor me kalimin e kohës.
Këshilla të përgjithshme për prindërit
Kur një fëmijë (ose adoleshent) diagnostikohet me mbipeshë, siguruesi i kujdesit shëndetësor do të rekomandojë një dietë, së bashku me qëllimet për rritjen e aktivitetit dhe humbjen e shëndetshme të peshës.
Ka disa udhëzime të përgjithshme që rekomandojnë shumica e profesionistëve:
-Një dietë e shëndetshme përbëhet nga fruta të freskëta, perime, mish të thatë, yndyrna të shëndetshme (siç janë avokado dhe vaji i ullirit) si dhe drithërat.
-Duhet eliminuar yndyrnat e ngopura dhe pijet me kalori / sheqer të lartë (kjo përfshin lëng frutash), ushqime të përpunuara dhe ushqime të skuqura.
-Prindërit duhet të gatuajnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur dhe të shmangin ngrënien jashtë, veçanërisht në restorantet me ushqim të shpejtë.
-Prindërit nuk duhet të lejojnë të hahet para televizorit ose ndërsa shikojnë ndonjë lloj pajisje elektronike (siç janë telefonat inteligjentë ose tabletët).
Sipas Klinikës Mayo, ngrënia gjatë video lojërave ose para kompjuterit ose televizionit, mund të rezultojë në ngrënie shumë të shpejtë dhe të pakontrollueshme. /Gazeta Shneta/