Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MEPTINIS: Operatorët e autorizuar për bombola të gazit teknik, janë të licencuar edhe për gaz medicinal

Lajme 27/05/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Ekonomisë ka dërguar një sqarim për Gazetën Shneta pas raportimit se Qendra Klinike Universitare ia ka dhënë tenderin për atestimin e bombolave të gazit medicinal, një kompani e cila është e licencuar për bombola të gazit teknik.

Gazeta para se ta publikonte artikullin për këtë rast, kishte kërkuar sqarime nga MEPTINIS, pasi kjo ministri është përgjegjëse për licencimin e kompanive për atestimin e bombolave nën presion, shkruan Gazeta Shneta.

MEPTINIS është përgjigjur ditën e sotme ku ka deklaruar se operatori ekonomik që është i autorizuar për bombola të gazit teknik, ka të drejt të bëj ekzaminimin dhe mbushjen edhe të bombolave me gazra medicinale.

“Operatori ekonomik (O.E.) (kompania) që ka autorizimin për ekzaminimin dhe mbushjen e bombolave me gazra teknike, ka të drejtë të bëjë ekzaminimin dhe mbushjen e bombolave me gazra medicinale. (Sipas Ligjit për Pajisjet nën Presion, nr. 06/L-031  neni 1 dhe 2). Fakti që O. E. që ka autorizimin për ekzaminimin dhe mbushjen e bombolave me gazra teknike, ka të drejtë të bëjë ekzaminim dhe mbushjen e bombolave ​me gazra medicinale, autorizimi vlen edhe për gazra medicinale”, thuhet në përgjigjen e MEPTINIS.

Gazeta ditën e djeshme ka raportuar për tenderin e QKUK-së ku në dosje kërkohej që kompania të kishte autorizim për atestimin e bombolave nën presion të gazit medicinal, ndërsa kompania që kishte fituar tenderin mbante autorizimin për bombola të gazit teknik. (Artikullin e plotë mund ta lexoni KËTU). /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMSH fajëson operatorët për fryrje të çmimeve, kërkoi sërish hetime nga Policia dhe AKK
Artikulli i rradhës Mbi 800 persona u pickuan nga rriqrat, Instituti bën thirrje për kujdes

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.