Michael William Sellers, një baba i katër fëmijëve, vdiq në vitin 2013 nga kanceri pankreatik, por ai mendoi përpara vdekjes kur bëhej fjalë për vajzën e tij më të vogël. Para se të vdiste, babai i Bailey kishte para-paguar për një marrëveshje me dyqanin e luleve për të i dërguar ato në ditëlindjen e saj çdo vit, deri kur i mbushi 21 vjeç. Këtë vit, ajo u bë 21 vjeç. “Që kur babai im vdiq, unë e kam urryer ditëlindjen time dhe e kam frikë çdo vit, sepse gjithmonë e ka bërë kaq të veçantë”, tha studentja nga Knoxville, Tenesi për New York Post. “Kam pasur frikë të madhe për ditëlindjen e 21, sepse e dija se do të ishte viti i fundit”.
Bashkangjitur me lule, Bailey gjeti një letër dashurie me shkrim nga babai i saj. “Unë u theva. Kjo letër ishte shumë e mahnitshme dhe e trishtuar në të njëjtën kohë”. Për të nderuar gjestin e ndjeshëm të babait të saj, ajo e publikoj dhuratën e tij të fundit në Twitter, ku u retwitua mbi 350.000 herë dhe u pëlqye nga 1.5 milion njerëz. Në fotografinë mëposhtë mund të lexoni fjalët që Michael zgjodhi për t’ia lënë vajzës së tij.
/ Gazeta Shneta