Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mesazhi i burrit që humbi gruan nga depresioni pas lindjes

Jetë 14/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonjëherë historitë më të vështira për t’u treguar janë ato të cilat mund të kenë një rëndësi të jashtëzakonshme për t’u ndarë me të tjerët. Steven D’Achille mund të flasë për këtë.

Babai e ka kryer misionin e jetës së tij duke ndarë historinë tragjike se si gruaja e tij, Alexis, vuajti nga depresioni pas lindjes (PPD) që përfundimisht i mori jetën. Që nga vdekja e saj, ai është përkushtuar për bamirësi në Pittsburgh, duke krijuar Fondacionin Alexis Joy D’Achille, për të nderuar kujtimin e saj. Për të festuar muajin e Shëndetit Mendor të Nënës, Steven zgjodhi Facebook për të ndarë dëshirën e tij për nënat që aktualisht vuajnë nga PPD.

Në një postim të dalë nga zemra, ai ndan fotografinë e fundit të gruas së tij të ndjerë me vajzën e tyre Adriana. Mëngjesin pas shkrepjes së fotografisë, Alexis vrau veten.

“Dëshira ime për nënat është se asnjë nënë nuk duhet të ndihet si Alexis, dhe se çdo nënë duhet të shohë fëmijët e saj duke u rritur”, thotë ai. “Dëshira ime për nënat është që asnjëherë ato të mos ndihen sikur të dashurit e tyre ndihen më mirë pa ato, asnjë nënë nuk duhet të ndiejë se është një barrë”.

Ky postim ishte frymëzuar nga lëvizja e fundit sociale e Chrissy Teigen (#MyWishForMoms) për të ndarë dëshirën e saj për nënat që aktualisht vuajnë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për depresionin pas lindjes dhe ankthet.

Problemi qëndron në faktin që ndërsa më shumë se 500,000 nwna të reja zhvillojnë PPD, vetëm 15 për qind marrin trajtim, sipas Shoqatës Psikologjike Amerikane.

Steven dhe gruaja e tij sollën në jetë vajzën e tyre të dashur të cilën e quajtën Adriana në gusht të vitit 2013. Ai e përshkruan Alexis si një grua “shumë të lumtur” gjatë shtatzënisë dhe po aq të emocionuar që takoi vajzën e saj.”

Por gjithçka ndryshoi kur Adriana lindi. “Sapo u kthye në shtëpi, ajo filloi të ndihej jashtë kontrollit, me ankth përtej shqetësimeve të një nëne të re”, shpjegon ai në faqen e internetit të fondacionit. “Edhe pse ajo kërkoi ndihmë, nuk ishte në gjendje të lehtësohej nga ajo që tani ishte dukshëm depresioni pas lindjes.” Gjashtë javë pas lindjes së vajzës së tyre, Alexis vrau veten.

Babai inkurajon të tjerët që të ndajnë historitë e tyre dhe t’i japin fund tabuve dhe etiketimeve. /pernenat

Artikulli paraprakE dashura shtatzënë, a do vendos për Testin Nifty apo amniocentezë?
Artikulli i rradhës Pse prindërit evropian nuk iu besojnë vaksinave

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.