Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mesazhi emocionues i bashkëshortes së Bajram Rexhepit

Lajme 08/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bashkëshortja e ish-kryeministrit të ndier Bajram Rexhepit, Shpresa, sot ka folur për herë të parë pas vdejkës së bashkëshortit.

Shpresa përmes një shkrimi mjaft emocionues në rrjetet sociale, ka treguar se dhimbja për humbjen e bashkëshortit, sa vjen dhe po shtohet më shumë.

Ajo ka thënë se dhimbjen dhe mungesën e tij po e ndjejnë edhe më shumë tani pas mbylljes së ngushllimeve, transmeton magazina.

Shpresa në emrin e saj dhe të vajzës së tyre Vanesës, ka falenderuar të gjithë ata që gjatë këtyre ditëve i kanë qëndruar pranë familjës, shkruan Ora Info, transmeton Gazeta Shneta.

Ky është shkrimi i plotë:

Dhimbja që përjetuam në ditët që kaluam pas ndarjes fizike nga ne e Bajramit, sa vjen dhe po shtohet më shumë. Zbrastësinë që ka lënë në mesin tonë tani pas mbylljes së ngushëllimeve po e ndjejmë edhe me thellë!

Kemi marr telegrame të shumta të ngushllimit dhe kemi prit në vizita ngushlluese shumё personalitete të politikës, kulturës e artit, intelektual të ndryshëm, miqë ndërkombëtar, individ dhe familje anëkënd Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Lugines së Preshevës dhe të gjitha trojeve shqipëtare, si dhe vendeve fqinje, për çka familja, unë si bashkëshorte në emër timin, në emër të Vanesës dhe në emër të gjithë familjes Rexhepi u jemi përjetësisht mirёnjohës!

Ndarja e dhimbjes suaj me ne për bashkëshortin, babain, vëllaun dhe familjarin tonë, e mikun tuaj Dr. Bajram Rexhepin, tregon se ai nuk ishte vetëm i yni, ashtu siç tregoi edhe Ai me veprimtarinë e tij gjatë gjithë jetës së tij sa ishte gjallë se sa shumë e donte vendin dhe popullin e tij.

Duam që me përulje të ju falenderojmë të gjithëve ju që sinqerisht keni ndarë dhimbjen tonë dhe na e lehtësuat atë në momentet me të vështira për ne.

Falendërojmë institucionet tona shëndetësore të cilët u angazhuan dhe u përkujdesen për trajtimin shëndetësor të Bajramit.

Një falenderim të veçantë dhe mirënjohje të përherëshme kemi për shtetin e Turqisë, të cilët morën përsipër dhe u kujdesen për muaj të tërë për shërimin e tij në klinikat më prestigjioze të tyre shtetërore,duke na kursyer nga cdo obligim.

Po ashtu një falenderim i veqantë edhe për institucionet tona në organizimin e ceremonisë dinjitoze të varrimit.

Ua kthefshim në të mirë e gëzime!

Me respekt,
Shpresa, Vanesa dhe e gjithë familja Rexhepi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSëmundjet e trashëgueshme tani parandalohen me teknikë të re, thonë shkenctarët
Artikulli i rradhës Si të numëroni javët e shtatëzanisë në mënyrën e duhur

Ju sugjerojmë

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të lënduar nga thyerja e xhamave

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.